Zëvendësimi i anëtarit të LSI-së në KQZ vijon të jetë një ndër temat kryesore të debatit politik në vend. Në një intervistë për Top Channel, eurodeputetja Doris Pack, e cila njihet edhe si një mbështetesë e Kryeministrit Berisha, nuk i ka kursyer kritikat në lidhje me ndërhyrjen në KQZ. “Nëse do të kisha qenë unë
Zëvendësimi i anëtarit të LSI-së në KQZ vijon të jetë një ndër temat kryesore të debatit politik në vend. Në një intervistë për Top Channel, eurodeputetja Doris Pack, e cila njihet edhe si një mbështetesë e Kryeministrit Berisha, nuk i ka kursyer kritikat në lidhje me ndërhyrjen në KQZ.
“Nëse do të kisha qenë unë në pushtet, nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë, pasi kjo ishte e panevojshme dhe po errëson Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Unë shpresoj që ky komision të shërohet”, – tha ajo.
Pack gjithashtu, ka kërkuar angazhimin e përfaqësueve diplomatik në Tiranë për normalizimin e funksionimit të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
/Ardiol Hoxha/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *