Amerikanja Catherine Kieu, 50 vjeç, pas sulmit që i bëri burrit të saj me një thikë në korrik të 2011-tës është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm. Sipas prokurorëve kjo shtetase, i kishte dhënë më parë pilula gjumi burrit të saj e më pas e kishte lidhur atë pas krevatit dhe kishte kryer aktin
Amerikanja Catherine Kieu, 50 vjeç, pas sulmit që i bëri burrit të saj me një thikë në korrik të 2011-tës është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm.
Sipas prokurorëve kjo shtetase, i kishte dhënë më parë pilula gjumi burrit të saj e më pas e kishte lidhur atë pas krevatit dhe kishte kryer aktin barbar.
Ndërsa avokatët e 50 vjeçares, thanë se ajo kishte probleme mendore e shëndetësore, që i janë shkaktuar prej abuzimit kur ishte fëmijë dhe prej ish-të shoqit të saj. Gjithashtu ata pohuan se ajo mund të kërkojë lirimin me kusht nga gjykata vetëm pas 7 vjetësh.
Kieu the se i shoqi e kishte humbur pjesën e mbetur të jetës së tij dhe identitetin, pas sulmit të saj.
Sipas policisë çifit kishte qenë duke u divorcuar gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë në gjykatë Catherine Kieu është shprehur ndaj zyrtarëve të pranishëm në vendngjarje, se “ai e meritonte atë”.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *