Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë për ekun në nivelin 3.75%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në një konferencë për shtyp prezantoi raportin mujor të politikës monetare të Bankës Qendrore ku inflacioni shënoi nivelin 2.1%, ndërsa ccmimet e mallrave dhe shërbimeve të shportës janë luhatur rreth të njejtit nivel si
Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë për ekun në nivelin 3.75%.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në një konferencë për shtyp prezantoi raportin mujor të politikës monetare të Bankës Qendrore ku inflacioni shënoi nivelin 2.1%, ndërsa ccmimet e mallrave dhe shërbimeve të shportës janë luhatur rreth të njejtit nivel si muajt e kaluar.
Fullani deklaroi se Banka e Shqipërisë vazhdon të përsërisë mbi nevojën e marrjes së masave fiskale që garatojnë qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe uljen e kostos afatgjatë të shërbimit të borxhit.
Sipas tij, deficiti i borxhit është rritur por nuk bëhet fjalë për mungedë likuiditeti pasi likuiditeti ka qenë i mjaftueshëm në sektorin financiar të vendit duke e lejuar qeverinë të marr borxh në treg. E rëndësishme sipas guvernatorit është ruajtaja e balancave fiskale.
Gjithashtu ai shtoi se duhet të fillohet me reformat për të bërë të mundur qëndrueshmërinë në vend.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *