Numri i të sëmurëve me astmë sa vjen dhe rritet, kryesisht astma alergjike është forma më e përhapur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, astma renditet në vendin e gjashtë, duke u bërë një barrë për individin dhe familjen. Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ishte dje i pranishëm në konferencën shkencore “Është koha të kontrolloni astmën
Numri i të sëmurëve me astmë sa vjen dhe rritet, kryesisht astma alergjike është forma më e përhapur.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, astma renditet në vendin e gjashtë, duke u bërë një barrë për individin dhe familjen.
Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ishte dje i pranishëm në konferencën shkencore “Është koha të kontrolloni astmën tuaj”, në Hotel Tirana International.
“Astma, që po prek gjithmonë e më shumë njerëz, ka pjesën e saj gjenetike, por dhe faktorët ambientalë që ndikojnë në rëndimin apo lehtësimin e sëmundjes”, tha Kosova.
Kosova ka deklaruar se do të ndiqen politikat në mbulimin me medikamente ndaj të sëmurëve kronikë, të cilët kanë një numër të lartë në vendin tonë.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *