Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu u shpreh se Shqipëria nuk ka bërë aq sa duhet në luftën kudër trafikimit të qënieve njerëzore. Arvizu bëri këtë deklaratë nga qyteti i Elbasanit, ku mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët mbi parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore ”Disa prej jush mund të jenë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu u shpreh se Shqipëria nuk ka bërë aq sa duhet në luftën kudër trafikimit të qënieve njerëzore.
Arvizu bëri këtë deklaratë nga qyteti i Elbasanit, ku mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët mbi parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore
”Disa prej jush mund të jenë familjarë me raportin e përvitshëm të trafikimit të personave që përgatitet çdo vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe që mandatohet nga Kongresi Amerikan. Ndonëse është bërë përparim, përsëri sipas vlerësimit tonë është vënë re që ka pasur rënie performance nga ana e qeverisë shqiptare nga ana e trafikimit, dhe rezultati praktik i saj ka qenë që Shqipëria ka lëvizuar poshtë në shkallë në atë që quhet lista e dështimit të Grupit 2” tha Arvizu.
Nga ana tjetër dipllomati shprehet optimist se gjërat do të përmisohen, pasi ai vetë u shpreh se ka marrë premtimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës se qeveria e majtë do të bëjë maksimumin në këtë drejtim.
“Në komunikimet tona me Ramën, dhe Metën, dhe disa aktorë të tjerë kemi folur që qeveria e re duhet ta ketë një nga gjërat që duhet të marrë parasysh, ndërsa do të fuqizohen ndihmat që do të ofrohen. Një rast specifik i gjërave që ne po përpiqemi të bëjmë është që IOM është duke marrë një grant prej 500 mijë dollarësh për çështjet e trafikimit në Shqipëri. Dhe me të vërtetë ky është një shembull shumë specifik një partneriteti të nisur në nivelin vendor në Elbasan ndaj dëshiroj të falenderoj pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët nën drejtimin e Bashkisë, dhe ne si SHBA do të vazhdojmë të kemi partneritet ma sa njerëz të mundemi,por jo vetëmn në çështjen e trafimimit që është një krim i tmerrshëm, por edhe me çështje të tjera që kanë nevojë të trtajtohen siç është korrupsioni, sepse ligjet egzistojnë dhe janë të mira” shtoi ambasadori.
Një pikë tjetër e rëndësishme e nënvizuar nga ana e Arvizu është edhe bashkëpunimi më i fortë ndërmjet policisë dhe prokurorisë.
Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe kryetari i bashkisë Elbasan dhe Organizata Joqeveritare që veprojnë në këtë qytet.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *