4 të rinj janë arrestuar sot nga Policia e Durrësit, pasi mbrëmë rreth orës 23.00, ata kanë grabitur 3 pushues kosovarë duke iu rrëmbyer portofolat. Të rinjtë e kanë realizuar rrëmbimin duke i kërcënuar me armë dhe më pas kanë ushtruar dhunë mbi këta shtetas. Sipas policisë së Durrësit, në pranga kanë përfunduar shtetasit
4 të rinj janë arrestuar sot nga Policia e Durrësit, pasi mbrëmë rreth orës 23.00, ata kanë grabitur 3 pushues kosovarë duke iu rrëmbyer portofolat.
Të rinjtë e kanë realizuar rrëmbimin duke i kërcënuar me armë dhe më pas kanë ushtruar dhunë mbi këta shtetas. Sipas policisë së Durrësit, në pranga kanë përfunduar shtetasit Leonard Fierza, Hasan Tosku 21 vjeç, Haki Nuci 24 vjeç, dhe Jetmir Mera 19 vjeç.
Tre prej të rinjëve janë nga Burreli dhe tjetri nga Shkodra.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/Laugert Qosja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *