Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, ka pranuar se ylli i Fiorentinës, Stevan Jovetiç, është tepër i shtrenjtë për klubin e tij. Sulmuesi malajzes gjerësisht është folur për një kalim në Torino vitin e fundit. Për të janë interesuar edhe Arsenali me Manchester Sitin. Por Konte thotë se Juve, e as ndonjë skuadër tjetër italiane, nuk
Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, ka pranuar se ylli i Fiorentinës, Stevan Jovetiç, është tepër i shtrenjtë për klubin e tij.
Sulmuesi malajzes gjerësisht është folur për një kalim në Torino vitin e fundit. Për të janë interesuar edhe Arsenali me Manchester Sitin. Por Konte thotë se Juve, e as ndonjë skuadër tjetër italiane, nuk mund të paguajë një shumë sa kërkon Viola për të.
“Ai ka një çmim të lartë që është i justifikuar pasi ne flasim për një lojtar të shkëlqyeshëm. Por sa i takon çmimit, është e qartë se ai nuk do të shkojë te ndonjë klub italian, por diku tjetër”, ka thënë Konte.
Zonja e vjetër tashmë ka sjellë në skuadër dy sulmues këtë verë, Karlos Tevez dhe Fernando Lorente.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *