1.4 miliard njerëz në botë vuajnë nga uria dhe po aq njerëz të tjerë vuajnë nga pesha e tepërt. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara sot nga OKB-ja në kuadrin e Ditës Botërore të Popullsisë. Sipas këtyre statistikave, më shumë se çdo i treti nga këta njerëz me mbipeshë konsiderohen obezë . Mbipesha, siç dihet
1.4 miliard njerëz në botë vuajnë nga uria dhe po aq njerëz të tjerë vuajnë nga pesha e tepërt. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara sot nga OKB-ja në kuadrin e Ditës Botërore të Popullsisë.
Sipas këtyre statistikave, më shumë se çdo i treti nga këta njerëz me mbipeshë konsiderohen obezë . Mbipesha, siç dihet është shkaktare e shumë sëmundjeve të ndryshme. Por në të njëjtën kohë 1. 4 miliard njerëz të botës detyrohen të jetojnë me nga vetëm 1 euro në ditë, ose në varfëri.
Sipas vlerësimit të bërë nga organizatat për bujqësi, të mbështetura nga OKB-së, uria në nivel të botës mund të reduktohet me 12 dhe 17 për qind nëse gratë do të mund të punonin në bujqësi po aq sa edhe meshkujt.
/ Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *