Serbi që nuk do të harrohet nga shqiptarët interistë

Serbi që nuk do të harrohet nga shqiptarët interistë

Dejan Stankoviç, ose “IL DRAGO”, siç thirret nga tifozët zikaltër ka lëshuar sot një letër lamtumire në drejtim të tifozëve anembanë botës. Ai i ka përshëndetur ata dhe presidentin, Masimo Morati për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhuruar këto 10 vite që ka qëndruar tek zikaltërit “Të dashur Interista, këto kanë qenë 10 vitet

Dejan Stankoviç, ose “IL DRAGO”, siç thirret nga tifozët zikaltër ka lëshuar sot një letër lamtumire në drejtim të tifozëve anembanë botës.

Ai i ka përshëndetur ata dhe presidentin, Masimo Morati për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhuruar këto 10 vite që ka qëndruar tek zikaltërit

“Të dashur Interista, këto kanë qenë 10 vitet më të bukura të jetës time. Si fillim dua të falenderojë presidentin Masimo Morati, që më ka dhënë mundësin të luaj me këtë fanellë dhe të fitoj ç’do gjë që ka qenë për tu fituar.

Të dashur tifoz zikaltër, kudo që jeni në botë. Po ju flet dragoi juaj, me një emocion shumë të madh. Nuk ka fjalë se si mund ti përshkruaj ç’do gjë që keni bërë për mua. Nga ulëritja e emrit tim në stadium, e deri tek të gjitha vlerësimet që më keni bërë.

Kanë qenë 10 vitet më të bukura të jetës time. 10 vite në të cilat nuk jam rritur vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Unë, dhe e gjithë familja ime falenderojmë president Masimo Morati dhe të gjithë familjen e tij.

Por, dua të flas për president tim në mënyrë të veçantë. Ai që më ka dhënë mundësin të vesh këtë fanellë kaq të bukur. Një fanellë me të cilën rashë në dashuri që herën e parë që e vesha. Dhe më pas fitova gjithçka me të.

Me këtë letër, dua ti them të gjithë personave që kanë punuar me mua dhe që kanë luajtur me mua, që jeni njerëzit më fantastik të mundshëm, dhe do të jeni përgjithmonë në zemrën time. Jam i sigurt që atyre njerëzve do t’ua them edhe në sy këto gjëra, pasi ata ndryshuan jetën time.

Nuk do ta harroj KURRË ditën kur erdha tek Interi. Isha i ri dhe shume i emocionuar, dhe njeriu i parë që takova aso kohe ishte Façeti. Një nga njerëzit më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë dhe ketë e them me plot gojë.

Ai më bëri të ndihesha si në shtëpi që ditën e parë. Foton time të parë me të, e mbaj ne kujtimet e mia më të shtrenjta. Ishte ajo ditë në të cilën filloj aventura ime zikalter.

Kur mendoj që s’do e vesh me fanellën e Interit, me vjen të qaj si një fëmijë. Por ju them, që lotët e mi janë të sinqerta, dhe që këtë skuadër do e kem pjesë të zemrës sime sa të jem gjalle.

Por në jetë duhet të shkosh përpara, dhe ç’do gjë e mirë e ka një fund. Me njihni si një lojtar që kam dhënë gjithçka për skuadrën, dhe kështu kam tentuar të bëj gjatë gjithë kohës time këtu.

Gjatë gjithë karrierës time këtu kam luajtur me lojtarë fantastike, me lojtar të cilët më kanë ndryshuar jetën. Kam pasur nderin ta vesh këtë fanellë dhe të luaj përkrah tyre.

E pra zemra zikaltër kudo që ndodheni në bote. Koha ime tek Interi përfundoj, por pasioni dhe adhurimi im për këtë skuadër, s’do të mbaroj kurrë.

Me të gjithë dashurin e mundshme për ju, Dejan Stankoviç.” (K)

Stankoviç ka zhvilluar 321 ndeshje dhe ka shënuar 41 gola me zikaltërit ndërsa në total ka luajtur 622 ndeshje dhe ka shënuar 109 gola, përveç Interit në Itali ai është aktivizuar edhe tek Lacio për 6 vjet.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar