Pacini ka thënë se Milan ka marrë vendimin e duhur në lidhje me Stefan El Sharauin, pas shumë ofertave nga klubet më në zë në Evropë për momentin Milanezët vendosën që të mos e shisnin xhevahirin e tyre. Milani nxori një deklaratë të martë duke thënë se 20-vjeçar-i nuk do të shitej për asnjë shifër.
Pacini ka thënë se Milan ka marrë vendimin e duhur në lidhje me Stefan El Sharauin, pas shumë ofertave nga klubet më në zë në Evropë për momentin Milanezët vendosën që të mos e shisnin xhevahirin e tyre.
Milani nxori një deklaratë të martë duke thënë se 20-vjeçar-i nuk do të shitej për asnjë shifër. Duke ua mbyllur dyer Milionave të Çelsit e Mançester Sitit.
Pacini është shprehur se ai nuk ka dyshuar asnjëherë se Faraoni do largohej: “Unë kurrë nuk kamë dyshuar se El Sharaui do të qëndrojë tek Milani. Ai është akoma i ri, është e vërtetë që ai ka qenë në një situatë të vështirë dhe e ka vuajtur këtë, por ai do të mësohet me këtë. Besoj se do të bëhet një lojtarë kyçë për Milanin pasi ka kualitet”.
Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar 16 gola në 37 ndeshje në Serinë A këtë sezoni duke luajtur rolin kryesore në arritjen e vendit të tretë nga kuqezinjtë.
Milani ka shpenzua 7 milion euro për lojtarin në janar të 2012.
/Amela Shehi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *