Vetëdorëzohet i shumëkërkuari Emiljano Shota

Vetëdorëzohet i shumëkërkuari Emiljano Shota

Emiljano Shota është vetëdorëzuar sot në komisariatin e Krujës. Shota është akuzuar nga drejtësia italiane për akuzën e pengmarrjes së një biznesmeni italian. Sipas polisisë italiane, Emiljano Shota është pjesë e bandës e cila mori peng bizesmenin  31-vjecar Andrea Calevo më 16 dhjetor të 2012 në shtëpinë e tij në Genova të Italisë. Biznesmeni u

Emiljano Shota është vetëdorëzuar sot në komisariatin e Krujës. Shota është akuzuar nga drejtësia italiane për akuzën e pengmarrjes së një biznesmeni italian.

Sipas polisisë italiane, Emiljano Shota është pjesë e bandës e cila mori peng bizesmenin  31-vjecar Andrea Calevo më 16 dhjetor të 2012 në shtëpinë e tij në Genova të Italisë.

Biznesmeni u mbajt peng për 15 ditë rresht duke u kërkuar familjarëve në këmbim të lirimit të tij 8 milion euro.

Policia gjithashtu arrestoi ditën e hënë kurshëririn e Emiljano Shotës, Lorenc Shota, ky i fundit është arratisur disa orë më pas nga ambIentet e komisariatit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Prokuroria italiane ka firmosur urdhërarrestin ndërkombëtar për të dy shqiptarët që kanë qenë pjesë e bandës së pengmarrjes së biznesmenit italian.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar