Maska bimore Nëse jeni kureshtare për maska natyrale , kureshtia juaj mund të zgjidhet fare lehtë me maska të përgatitura nga vetë ju. Maskat ndryshojnë sipas lekurë që keni.Nëse keni lëkurë të thatë mund të përdorni vajulliri përzierë me pluhur sheqeri. Për të përgatitur maskat që dëshironi duhet të siguroheni që keni mjetet e duhura
Maska bimore
Nëse jeni kureshtare për maska natyrale , kureshtia juaj mund të zgjidhet fare lehtë me maska të përgatitura nga vetë ju.
Maskat ndryshojnë sipas lekurë që keni.Nëse keni lëkurë të thatë mund të përdorni vajulliri përzierë me pluhur sheqeri.
Për të përgatitur maskat që dëshironi duhet të siguroheni që keni mjetet e duhura : pambuk, krem lagështues, tas xhami.Kini kujdes gjatë përdorimit, mos prekni zonën e e syve.
Pasi ta keni përgatitur duhet ta përdorni menjëherë për shkak të lëndëve kimike që përbërja ka.
Maska e lylyshtrydhes
Maska e lylushtrydhes ka efekt gjallërues.Shtrydhini lylyshtrydhet dhe përzijini mirë ato.Nuk duhet ta mbani më shumë se 10 min në fytyrë.Është e përshtashme për tu përdorur dy herë në muaj.
Maska e bananes
Maska e bananes përdoret për fytyra të zbehta, të ndjeshme. Në të njëjtën kohë përdoret për fytyrat e thata.Lyheni fytyrën me bananen e shtypur dhe prisni 20 min.
Maska e çajit
Maska e çajit përdoret për lëkurat me pore të forta.Lëreni çajin të ziej për disa minuta, më pas shtojini dy lugë të vogla krem lagështues dhe përzierja juaj është gati.Mund ta përdorni dy herë në javë.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *