Pas shumë kërkesash nga skuadra e Interit, duket se drejtuesit e Korinthiasit janë dorëzuar për mesfushorin e tyre Paulinjo. Klubi italian ka arritur akordin me Korinthiasin për të marrë mesfushorin brazilian, i cili duket se sezonin tjetër do të veshë fanellën zikaltër. Takimi vendimtar është bërë mbrëmjen e 25 majit kur u luajt finalja e
Pas shumë kërkesash nga skuadra e Interit, duket se drejtuesit e Korinthiasit janë dorëzuar për mesfushorin e tyre Paulinjo. Klubi italian ka arritur akordin me Korinthiasin për të marrë mesfushorin brazilian, i cili duket se sezonin tjetër do të veshë fanellën zikaltër.
Takimi vendimtar është bërë mbrëmjen e 25 majit kur u luajt finalja e Ligës së Kampionëve midis Borusias dhe Bajernit, ku drejtuesit e Korinthiasit kanë kenë prezent në finale dhe janë takuar me drejtuesit zikaltër. Transferimi i mesfushorit kap shifrën e 16 milionë eurove.
Lajmi përfundimtar do të jepet pas Kupës së Konfederatave që zhvillohet në Brazil, Paulinjo është grumbulluar me kombëtaren braziliane.
/Dorian Gjepali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *