Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve gjatë vitit të kaluar janë përkeqësuar. Ky është konstatimi i organizatës Amnesty International (AI), e cila ka publikuar raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë për periudhën janar-dhjetor 2012. Problemet kryesore që ndeshen në Maqedoni, sipas AI, janë tortura dhe keqtrajtimi në burgje, dhuna në familje,
Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve gjatë vitit të kaluar janë përkeqësuar. Ky është konstatimi i organizatës Amnesty International (AI), e cila ka publikuar raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë për periudhën janar-dhjetor 2012.
Problemet kryesore që ndeshen në Maqedoni, sipas AI, janë tortura dhe keqtrajtimi në burgje, dhuna në familje, diskriminimi i pakicës rome,i komunitetit homoseksual si dhe mungesa e lirisë së shprehjes. Amnesty ka vecuar si problemin më shqetësues, diskriminimin e disa grupeve në Maqedoni, si dhe përkeqësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
“Disa sulme të motivuara etnikisht thuhet se u zhvilluan në muajin mars në Tetovë dhe Shkup. Në maj 20 shqiptar etnikë u bastisën dhe u arrestuan pas vrasjes së pesëfishtë në Smilkovic të Shkupit. Pesë prej tyre u akuzuan për vrasje dhe terrorizëm.”,thuhet në raportin e AI. Për këtë arsye sipas raportit,mijëra shqiptarë protestuan kundër arrestimeve dhe dhunimit tw shqiptarëve nga ana e autoriteteve maqedonase.
Raporti gjithashtu ndalet edhe tek projektligji për të ashtuquajturit branitellat, ku thuhet se miratimi I ligjit për këtë cështje u pengua nga Bashkimi Demokratik për Integrim pasi nuk parashihte përfitime për ish pjesëtarët e UÇK-s dhe familjeve të tyre.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *