Këtë vit kërkesat për investime në sektorin minerar të Kosovës kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Bazuar në të dhënat zyrtare nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerare, gjatë dy viteve të fundit është shtuar tej mase interesimi i investitorëve të huaj dhe vendorëve për pasuritë minerale të
Këtë vit kërkesat për investime në sektorin minerar të Kosovës kanë shënuar një rritje të ndjeshme.
Bazuar në të dhënat zyrtare nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerare, gjatë dy viteve të fundit është shtuar tej mase interesimi i investitorëve të huaj dhe vendorëve për pasuritë minerale të Kosovës.
Ekspertët thanë për ‘’Kosova sot”” se rëndësia e tërheqjes së investimeve të huaja është e madhe, duke pasur parasysh se për hulumtime dhe eksplorime në sektorin minerar kërkohen investime të shumta financiare.
Qeveria e Republikës së Kosovës po përgatit kushtet ligjore, që të marrë sa më shumë investime sipas mundësive dhe kapaciteteve që ofron vendi. Zyrtarët të zyrës për Komunikim në MZHE pohuan se aktualisht janë 7 kompani të huaja që i menaxhojnë minierat e privatizuara të Kosovës.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *