Zyrtarja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme, Eshton mendon se elementet për një marrëveshje mes dy palëve ekzistojnë dhe KE-ja do ta inkurajojë palën serbe drejt tentativës së fundit për arritjen e marrëveshjes me Kosovën. Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit mund të arrihet këto ditë, të paktën kështu ka lënë të kuptohet Kocijancic.
Zyrtarja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme, Eshton mendon se elementet për një marrëveshje mes dy palëve ekzistojnë dhe KE-ja do ta inkurajojë palën serbe drejt tentativës së fundit për arritjen e marrëveshjes me Kosovën.
Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit mund të arrihet këto ditë, të paktën kështu ka lënë të kuptohet Kocijancic.
“Ne besojmë se elementet e marrëveshjes janë mbi tryezë dhe dëshirojmë t’i bëjmë thirrje qeverisë serbe që të bëjë përpjekjen e fundit për të arritur një marrëveshje”, ka thënë ajo para gazetarëve në Bruksel.
Ketrin Eshton duhet t’i shkëpusë një marrëveshje palës serbe para javës së ardhshme ku shpallet raporti i Komisionit Europian, që krijon kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.
“Ajo beson, se do të mund të udhëheqë diskutimet që janë planifikuara në ditët që vijnë në Bashkimin Europian. I referohem diskutimeve për raportin e Komisionit Europian që do shpallet më 16 prillit dhe takimin e ministrave të jashtëm të 22 prillit.
Të dyja këto momente janë hapa të domosdoshme për arritjen e një marrëveshjeje në Këshillin e ministrave për Serbinë dhe Kosovën”, ka thënë më tej Kocijancic.
Vendimi i hapjes së negociatave të anëtarësimit me Serbinë në qershor varet nga raporti që Komisioni Europian do të shpallë më 16 prill.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *