TAP, Memorandum Mirëkuptimi me Malin e Zi dhe Kroacinë

TAP, Memorandum Mirëkuptimi me Malin e Zi dhe Kroacinë

Këshilli i Ministrave miratoi sot Memorandumin e Mirëkuptimit me qeverinë e Malit të Zi dhe Kroacisë, për realizimin e projektit të Gazsjellësit Trans-Adriatik dhe projektit të Gazsjellësit Adriatik Jonian. Në fjalën e tij Kryeministri theksoi se: “Destinacioni kryesor është Italia dhe Europa Perëndimore, natyrisht dhe Shqipëria e Greqia, sepse janë në trajektore, por në çdo

Këshilli i Ministrave miratoi sot Memorandumin e Mirëkuptimit me qeverinë e Malit të Zi dhe Kroacisë, për realizimin e projektit të Gazsjellësit Trans-Adriatik dhe projektit të Gazsjellësit Adriatik Jonian.

Në fjalën e tij Kryeministri theksoi se: “Destinacioni kryesor është Italia dhe Europa Perëndimore, natyrisht dhe Shqipëria e Greqia, sepse janë në trajektore, por në çdo eventualitet mundësie, hapet një treg i ri rajonal për këtë projekt, që përbën edhe projektin më të madh që ndërtohet në Shqipëri në fushën energjetike  krahas kaskadës së Devollit ” , gjithashtu ai theksoi , se ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm për energjetikën shqiptare, e cila  po ecën paralel në dy drejtime, në drejtimin hidroenergjetik dhe atë termoenergjetik.

Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të neneve 5 dhe 6, të ligjit nr.8371, datë 09.07.1998, “  Për Lidhjen e Traktateve dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare ” me propozimin e ministrit të Punëve të jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:  Miratimin në parim të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe asaj të Malit të Zi lidhur me mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre për realizimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik dhe projektit të Gazsjellësit Adriatik Jonian.

Vendimi ka hyrë  menjëherë në fuqi.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar