Ngjarja e rëndë ndodhi në Rosario të Argjentinës. Shkak i shpërthimit u bë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes, konfirmoi kryebashkiakja e Rosarios, Monica Fein. Ekipet e emergjencës po bëjnë të pamundurën të shpëtojnë personat që janë bllokuar nën rrënoja, pasi është shembur i gjithë krahu ballor i ndërtesës 10- katëshe. Rrezikohet shembja totale
Ngjarja e rëndë ndodhi në Rosario të Argjentinës. Shkak i shpërthimit u bë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes, konfirmoi kryebashkiakja e Rosarios, Monica Fein.
Ekipet e emergjencës po bëjnë të pamundurën të shpëtojnë personat që janë bllokuar nën rrënoja, pasi është shembur i gjithë krahu ballor i ndërtesës 10- katëshe. Rrezikohet shembja totale e bllokut të pallateve, pasi nga shpërthimi janë prekur dhe ndërtesat e tjera përreth. Janë shkatërruar totalisht më shumë se 50- apartamente, ekipi i shpëtimit po gërmon për të shpëtuar të mbijetuarit. Ndërkohë që deri tani raportohen tetë të vdekur dhe rreth 60 të plagosur.
Një banore e zonës së shpërthimit tregoi se, vetëm dy javë më parë një person u përpoq të vidhte matësin e gazit. Dhe, pikërisht në ditën e shpërthimit pritej të vinte një inxhinier për ta riparuar atë.
Rosario është qyteti i tretë më i madh i Argjentinës pas Bueno Aires-it dhe Cordoba-s.
/Bronilda Dedja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *