Një minator ka mbetur i vdekur pasditen e djeshme në minierën e kromit në Bulqizë. Viktima është 31-vjeçari me iniciale Sh.P., banues në Fushë Bulqizë. Minatori punonte prej vitesh në këtë minierë. Ai ishte duke punuar në zonën D të minierës kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Gërmimet në këtë zonë bëhen në mënyrë të
Një minator ka mbetur i vdekur pasditen e djeshme në minierën e kromit në Bulqizë.
Viktima është 31-vjeçari me iniciale Sh.P., banues në Fushë Bulqizë. Minatori punonte prej vitesh në këtë minierë. Ai ishte duke punuar në zonën D të minierës kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Gërmimet në këtë zonë bëhen në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë shkaqet e vdekjes së minatorit nuk janë ende të qarta. Policia po heton për zbulime të mëtejshme.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *