Kryebashkiaku i Tiranës, LulzimBasha e ka cilësuar si mendësi antishtet dhe përpjekje për të zhdukur një zë të së vërtetës propozimin e kryesocialistit Rama për INSTAT-in. Në një deklaratë për mediat pas inagurimit të punimeve në rrugën “Gramoz Pashko” në kryeqytet Basha u shpreh se PD do mbrojë INSTAT si zë i besueshëm dhe në mbrojtjen e të vërtetës. “Mendësi antishtet,
Kryebashkiaku i Tiranës, LulzimBasha e ka cilësuar si mendësi antishtet dhe përpjekje për të zhdukur një zë të së vërtetës propozimin e kryesocialistit Rama për INSTAT-in.
Në një deklaratë për mediat pas inagurimit të punimeve në rrugën “Gramoz Pashko” në kryeqytet Basha u shpreh se PD do mbrojë INSTAT si zë i besueshëm dhe në mbrojtjen e të vërtetës.
“Mendësi antishtet, antiinstitucione, propozim për të zhdukur dhe eliminuar një zë të fuqishëm të së vërtetës që është ISNTAT që opozita e djeshme e ka përdorur sa herë i ka shkuar për shtat. Projekt i rrezikshëm antishtet me qëllim manipulimin e të vërtetës, duke vërtetuar se premtimet piramidale të 23 qershorit që ishin skema e mashtrimit po sjellin kosto pas kostos, dhe pjesë e kësaj është tentativa për të manipuluar të vërtetave për fshehjen e dështimeve dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale. PD do mbrojë INSTAT si zë i besueshëm dhe në mbrojtjen e të vërtetës si është, demaskimin e përpjekjes pa u instaluar në pushtet”- tha Basha.
/Shkëndije Çurri/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *