Aplikacioni i famshëm për thirrje dhe SMS i cili bazohet në VoIP, Viber ditën e sotme ka thënë se ka sjell versionin e ri të aplikacionit të saj për desktop dhe Windows Phone 8. Kalimi në kompjuterat personal e ka popullarizuar edhe më shumënë këtë shërbimin tashmë të famshëm. Versioni i softuerit sjell integrim më
Aplikacioni i famshëm për thirrje dhe SMS i cili bazohet në VoIP, Viber ditën e sotme ka thënë se ka sjell versionin e ri të aplikacionit të saj për desktop dhe Windows Phone 8. Kalimi në kompjuterat personal e ka popullarizuar edhe më shumënë këtë shërbimin tashmë të famshëm.
Versioni i softuerit sjell integrim më të mirë mes Viber Desktop dhe aplikacionit për Windows Phone, si dhe mbështetje të re me ngjitësa, emotikona dhe funksione tjera.
Kompania ka bërë të ditur se për çdo muaj rreth 500 mijë përdorues e shkarkojnë aplikacionin e saj për WP8.
Kompania ka thënë se në muajin maj ka pasur më shumë se 200 milionë përdorues, kur shumë prej tyre vijnë nga platformat mobile si iOS dhe Android, ndërkohë së fundmi këtij numri po i shtohen gjithnjë e më shumë edhe përdoruesit e kompjuterave personal.
/Amela Shehi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *