Studentët në Universitetin të Teknologjisë në Eindhoven kanë ndërtuar një makinë me energji diellore, që ata e quajnë “Stella”, e cila është pretenduar të jetë makina e parë familjare, që ecën më anë të energjisë diellore. Makina është projektuar për katër individë dhe është e pajisur me panele diellorë që janë të vendosura në çatinë
Studentët në Universitetin të Teknologjisë në Eindhoven kanë ndërtuar një makinë me energji diellore, që ata e quajnë “Stella”, e cila është pretenduar të jetë makina e parë familjare, që ecën më anë të energjisë diellore. Makina është projektuar për katër individë dhe është e pajisur me panele diellorë që janë të vendosura në çatinë e saj.
“Dizajni i automjetit të ardhmen duhet të përmbushë nevojat e konsumatorëve modern. Makinë duhet të jetë e aftë të transportojë një familje nga Hollanda në Francë brenda një dite, ajo duhet të jenë e përshtatshme për të udhëtuar çdo ditë dhe duhet të arrijë të gjitha këto në rehati,”- thanë studentët e universitetit të Eindhoven
Sipas studentëve që e kanë ndërtuar atë, Stella është e aftë të udhëtojnë deri në një distancë prej 600 kilometra, diçka që do të vihet në provë në Garën e Makinave Diellore në Australi, e cila është një garë prej 3.000 kilometrash që fillon në Darvinit dhe përfundon në Adelaide.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *