Një 13 vjeçar është zhdukur nga jetimorja “Zyber Hallulli” në Tiranë. Mariglen Çeliku, nga Librazhdi rezulton i zhdukur që prej datës 17 qershor. Stafi i jetimores ka denoncuar rastin e të miturit, ndërkaq bëhet me dije se fëmija është larguar edhe herë të tjera. “Nuk është hera e parë që ai largohet, sepse 13-vjeçari shprehej
Një 13 vjeçar është zhdukur nga jetimorja “Zyber Hallulli” në Tiranë. Mariglen Çeliku, nga Librazhdi rezulton i zhdukur që prej datës 17 qershor.
Stafi i jetimores ka denoncuar rastin e të miturit, ndërkaq bëhet me dije se fëmija është larguar edhe herë të tjera. “Nuk është hera e parë që ai largohet, sepse 13-vjeçari shprehej se nuk qëndronte dot në ambientet e mbyllura”, u shprehën stafi i jetimores.
Sipas burimeve të policisë, ekziston mundësia që fëmija të jetë larguar me dëshirë. Marigleni është i biri i Manushaqe Çelikut, e cila u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj në dhjetor të 2012.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *