Henri i VI”, një nga premierat më të rëndësishme teatrore të Teatrit Kombëtar në Tiranë, së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës për të folur shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit. Premiera e realizuar me mjeshtëri nga aktorët shqiptarë, do të bëhet pjesë edhe e një festivali që do të zhvillohet së shpejti në Maqedoni. Sëbashku me
Henri i VI”, një nga premierat më të rëndësishme teatrore të Teatrit Kombëtar në Tiranë, së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës për të folur shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit.
Premiera e realizuar me mjeshtëri nga aktorët shqiptarë, do të bëhet pjesë edhe e një festivali që do të zhvillohet së shpejti në Maqedoni.
Sëbashku me trupën e aktorëve, festivali i Shekspirit do të ngjitet për herë të parë në skënën e teatrit në Maqedoni.
Regjisori Adonis Filipi gjatë një komunikimi me mediat shprehet se: “Pas disa ditësh ne do të udhëtojmë me veprën “Henri i VI” në Festivalin e Shekspirit që zhvillohet në Maqedoni nga data 19 deri më 25 qershor”.
Gjithashtu ai thotë se vëmendja kryesore duhet të jetë e fokusuar te festival teatror, pasi konkurrenca me trupa të tjera teatrore nga shtete të ndryshme të botës do të jetë e fortë.
Aktorët pjesëmarrës në këtë vepër teatrore janë: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena etj. Rolin e Henrit të VI-të do ta interpretojë aktori Indrit Çobani, ndërsa atë të Mbretëreshës Margaret Mira Hysaj.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *