Sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj fëmijëve, shifrat në Shqipëri janë shumë të larta. Sipas UNICEF rreth 80 % e fëmijëve shqiptarë vuajnë forma të ndryshmë të dhunës, fizike, psikologjike dhe familjare. Një fenomen shqetësues është ai i lypësve të rrugës të cilët dhunohen nga prindërit. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
Sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj fëmijëve, shifrat në Shqipëri janë shumë të larta.
Sipas UNICEF rreth 80 % e fëmijëve shqiptarë vuajnë forma të ndryshmë të dhunës, fizike, psikologjike dhe familjare. Një fenomen shqetësues është ai i lypësve të rrugës të cilët dhunohen nga prindërit.
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) dënon ashpër mungesën e një ligji që ndalon përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve.
Sipas CRCA-së, fëmijët e varfër, fëmijët që jetojnë me ndihmë ekonomike, që janë të braktisur nga familjet e tyre, fëmijët që për të mbijetuar lypin, vjedhin apo shesin trupin e tyre, duan të dinë se kush i mbron të drejtat e tyre.
Në vendin tonë fëmijëria mbetet e vështirë dhe kjo tregohet nga raporti i Ministisë së Punës, ku tregohet që për një vit janë trajtuar 953 fëmijë në nevojë.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *