Tiranë-Alarmi për egsistencën e një bombe në linjën ajrore Stamboll-Tiranë, ka rezultuar fals. Gjetja e një telefoni pa pronarë në avion gjatë kohës që ai ishte në fluturim, ka përhapur panik tek udhëtarët, pasi u mendua se ai mund të ishte një bombë e telekomanduar. Kjo ka bërë që avioni të bëjë një ulje të
Tiranë-Alarmi për egsistencën e një bombe në linjën ajrore Stamboll-Tiranë, ka rezultuar fals.
Gjetja e një telefoni pa pronarë në avion gjatë kohës që ai ishte në fluturim, ka përhapur panik tek udhëtarët, pasi u mendua se ai mund të ishte një bombë e telekomanduar.
Kjo ka bërë që avioni të bëjë një ulje të detyruar në aeroportin e ‘’Rinasit’’ rreth orës 19:30 minuta.
Pas uljes në aeroport mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilët ushtruan një kontroll të hollësishëm në avion,por edhe tek të gjithë pasagjerët dhe bagazhet e tyre.
Pas këtij kontrolli, sipas policisë u konstatua se alarmi ishte fals.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *