Petrit Vasili ka dhënë sot dorheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Dalja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike ka sjellë edhe një valë dorëheqjesh të funksionarëve të kësaj partie. Mësohet se z. Vasili e ka informuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, përmes një letre ku i
Petrit Vasili ka dhënë sot dorheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Dalja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike ka sjellë edhe një valë dorëheqjesh të funksionarëve të kësaj partie.
Mësohet se z. Vasili e ka informuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, përmes një letre ku i shpjegon arsyet e dorëheqjes.
“Angazhimi elektoral është motivacioni për vendimin tim të dorëheqjes si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës”, është shprehur z. Vasili.
Gjatë ditës së djeshme, gjithashtu kanë paraqitur dorëheqjen drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, si dhe sekretari i përgjithshëm i Prefekturës në Vlorë, Kasem Cenaj.
Ndërkaq, prefekti i Vlorës, Eduard Vecani nga radhët e PD-së, ka paralajmëruar në një deklaratë për shtyp se nëse të gjithë drejtuesit që janë vendosur politikisht nga LSI nuk dorëhiqen, atëherë do të shkarkohen. (Nexhat Hoxha)
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *