Të mendosh për vdekjen na duket diçka paksa e frikshme dhe shumë prej nesh nuk mendojnë për atë. Google është ajo që i ka menduar të gjitha këto, duke bërë plane se çfarë ndodh pasi ju keni ndërruar jetë. Kjo gjë është me të vërtetë diçka e rëndësishme për njerëzit që ju leni prapa. Google
Të mendosh për vdekjen na duket diçka paksa e frikshme dhe shumë prej nesh nuk mendojnë për atë. Google është ajo që i ka menduar të gjitha këto, duke bërë plane se çfarë ndodh pasi ju keni ndërruar jetë. Kjo gjë është me të vërtetë diçka e rëndësishme për njerëzit që ju leni prapa.
Google ka nisur një funksion të ri që e bën të lehtë për të të treguar se çfarë ju doni të bëni me llogaritë tuaja nëpër rrjetet sociale kur ju vdisni ose kur nuk mund të përdorni më llogarinë. Këtu nuk flasim vetëm për facebook-un, por edhe për e-mail-in, twitter-in, google plus-in, etj.
Ky tipar është quajtur “Menaxheri jo aktiv i llogarisë”, nuk është një emër i padëgjuar për ne, ju do ta gjeni atë në faqen tuaj të Google Account Settings, ku mund të zgjidhni se çfarë të bëhet me mesazhet tuaja në Gmail dhe të dhënat nga shërbimet e tjera të Google.
Pra kur ne të mos jemi më, llogaria jonë do të mbyllet ose do të kalojë në administrimin e personave specifik, të cilët mund t’i zgjedhim vetë ne paraprakisht. “Kjo gjë do t’ia lehtësojë shumë punën e familjarëve dhe të afërmve tuaj”, thuhet në një njoftim nga Google.
/Altin Tufa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *