Nëntëdhjetë minutat e fundit të sezonit janë shumë të rëndësishme për Milanin, dhe sulmuesi Stefan el Sharaui e di mirë këtë. Në një intervistë të dhënë për “Milan Channel”, sulmuesi italian ka thënë se në ndeshjen kundër Sienës duhet të fitohet me çdo kusht, në mënyrë që të blindohet vendi i tretë në klasifikimin përfundimtar.
Nëntëdhjetë minutat e fundit të sezonit janë shumë të rëndësishme për Milanin, dhe sulmuesi Stefan el Sharaui e di mirë këtë.
Në një intervistë të dhënë për “Milan Channel”, sulmuesi italian ka thënë se në ndeshjen kundër Sienës duhet të fitohet me çdo kusht, në mënyrë që të blindohet vendi i tretë në klasifikimin përfundimtar.
“Do të ishte fantastike sikur të shkojmë në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve. Për fat tani e kemi vet në dorë fatin tonë”, është shprehur sulmuesi i Milanit.
“Faraoni” e mbylli intervistën me një koment për paraqitjen e tij gjatë këtij sezoni. “Do ishte bukur sikur këtë sezon ta mbyllja me një gol, i cili do të kurorëzonte gjithçka të bukur që kam bërë gjatë këtij sezoni. Alegri? Jemi një ekip cilësor dhe Alegri është një trajner i madh, ndaj shpresoj të vazhdojmë bashkë edhe vitin tjetër”, është shprehur Stefan el Sharaui në fund të intervistës së tij.
/Klajdi Lleshi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *