Një grua është gjendur e gjallë në rrënojat e një ndërtese të shembur 17 ditë më parë në Dhaka të Bangladeshit. Kreu i shërbimit zjarrfikës tha se gruaja e quajtur Reshma, ishte gjetur në mbetjet e katit të dytë. “Ajo nuk kishte dëmtime serioze dhe ishte në gjendje të fliste me shpëtimtarët”, theksoi ai. Lajmet
Një grua është gjendur e gjallë në rrënojat e një ndërtese të shembur 17 ditë më parë në Dhaka të Bangladeshit.
Kreu i shërbimit zjarrfikës tha se gruaja e quajtur Reshma, ishte gjetur në mbetjet e katit të dytë. “Ajo nuk kishte dëmtime serioze dhe ishte në gjendje të fliste me shpëtimtarët”, theksoi ai.
Lajmet dramatike erdhën pasi ushtria tha se më shumë se 1 000 njerëz dihen tashmë të vdekur në këtë fatkeqësi. Ky numër pritet të jetë në rritje, pasi ekipet e punës kanë filluar largimin e rrënojave nga zonat me dëmtimet më serioze.
Pasditen e së premtes, oficerë të ushtrisë urdhëruan punëtorët të ndalonin pastrimin e sipërfaqeve kur u dëgjuan klithmat e gruas. Brenda disa minutave, qindra shpëtimtarë u mblodhën pranë vendit ku ajo u gjet.
Jo shumë kohë më pas, ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin nga rrënojat. Ajo është transportuar në një spital ushtarak të Bangladeshit.
/Jola Lozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *