Mbrëmjen e sotme kanë startuar dy nga kampionatet më prestigjoze të futbollit evropian. Liga e Parë franceze dhe Bundesliga gjermane kanë zhvilluar sot ndeshjet e para të kampionatit. Ishtë mbrëmja e kampionëve , PSG dhe Bajern Mynih hapën sezonin futbollistik respektivisht më përballje kundër Montepelie dhe Borusia Monçenglabah. Kampionët francezë zhgënjyen në këtë sfidë duke
Mbrëmjen e sotme kanë startuar dy nga kampionatet më prestigjoze të futbollit evropian. Liga e Parë franceze dhe Bundesliga gjermane kanë zhvilluar sot ndeshjet e para të kampionatit.
Ishtë mbrëmja e kampionëve , PSG dhe Bajern Mynih hapën sezonin futbollistik respektivisht më përballje kundër Montepelie dhe Borusia Monçenglabah.
Kampionët francezë zhgënjyen në këtë sfidë duke mos arritur më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Montepelie. Të parët shënuan vëndasit me anë të Remi Kabela në minutën e 10-të. PSG arriti të barazonte në minutën e 60 me anë të Maksuell.
Në Gjermani , Bajern siguron 3-pikëshin e parë me një fitore bindëse 3-1 përball Borusia Monçenglabah-ut të Granit Xhakës. Golat për kampionët gjerman u shënuan nga Roben në minutën e 12, Mandzukiç në të 16 dhe Alaba trefishon në të 69 nga pika e bardhë e penalltisë. Goli I vetëm për miqtë u “dhurua” nga Dante që shënoi një autogol në minutën e 40.
Fundjava ka rezevuar ndeshje të tjera plot me emocione për të mos u humbur.
/BLERAND ISMAILI/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *