Uashingtoni ka shpallur alarmin dhe ka mbyllur përkohësisht ambasadat në 17 shtete islamike. Në lidhje me këtë është mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë një takim urgjent. Takimi erdhi si rezultat i frikës që ekziston këto ditë pas largimit nga burgjet të qindra militantëve të al-Kaedës muajin e kaluar. Arratisja masive ka ndoshur në 9
Uashingtoni ka shpallur alarmin dhe ka mbyllur përkohësisht ambasadat në 17 shtete islamike. Në lidhje me këtë është mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë një takim urgjent.
Takimi erdhi si rezultat i frikës që ekziston këto ditë pas largimit nga burgjet të qindra militantëve të al-Kaedës muajin e kaluar. Arratisja masive ka ndoshur në 9 shtete. Duke përfshirë Libinë, Irakun dhe Pakistanin.
Në mbledhje kanë marrë pjesë këshilltarja për siguri kombëtare, Susan Rice; sekretari i shtetit, John Kerry; sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel dhe sekretarja e sigurisë së brendshme, Janet Napolitano.
Përveç SHBA-së edhe Kandaja ka mbyllur misionin e vet diplomatik në Bangladesh, ndërsa Britania dhe Gjermania kanë mbyllur ambasadat në Jemen.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *