Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbylli ditën e djeshme rinumërimin e votave për qarkun e Shkodrës duke mos sjellë asnjë ndryshim në rezultat. Për rinumërimin e kutive në këtë qark KQZ vendosi 8 grupe rinumërimi për 417 kuti në total të kësaj zone zgjedhore. Nga rinumërimi Partıia Demokratike ka marrë 78 vota më shumë, ndërsa Partisë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbylli ditën e djeshme rinumërimin e votave për qarkun e Shkodrës duke mos sjellë asnjë ndryshim në rezultat.
Për rinumërimin e kutive në këtë qark KQZ vendosi 8 grupe rinumërimi për 417 kuti në total të kësaj zone zgjedhore.
Nga rinumërimi Partıia Demokratike ka marrë 78 vota më shumë, ndërsa Partisë Republikane i duheshin 158 vota për të fituar mandatin e deputetit.
KQZ vendosi rinnumërimin e 417 kutive në këtë qark pas mkiratimit të kërkësës me 4 vota pro.
Nga ana tjetër Partia Socialiste ka depozituar ankimimin e saj, nëpërmjet sëcilit kërkon të shfuqëzojë vendimin e KZQ, për rinumërimin e 8 KZAZ-ve të qarkut të Shkodrës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të dalë ditën e sotme.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *