Zyrtarët në Kinë thonë se dy tërmete në rajonin rural, veriperëndimor në Kinës kanë shkaktuar 89 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen tani nga rrëshqitjet e dheut. Insituti Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara njoftoi se tërmeti i parë me magnitudë 5, 9 ra në orën 7 e 45 të mëngjesit,
Zyrtarët në Kinë thonë se dy tërmete në rajonin rural, veriperëndimor në Kinës kanë shkaktuar 89 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen tani nga rrëshqitjet e dheut.
Insituti Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara njoftoi se tërmeti i parë me magnitudë 5, 9 ra në orën 7 e 45 të mëngjesit, pranë qytetit Dingxi në provincën malore Gansu, në një thellësi 10 kilometra. Tërmeti i dytë, me magnitudë 5,6 goditi në të njëjtin rajon, 90 minuta më vonë. Tërmetet u pasuan nga një numër i madh pasgoditjesh.
Zyrtarët thanë se qindra ndërtesa u rrëzuan dhe mijëra të tjera janë dëmtuar. Energjia elektrike u ndërpre në pjesën më të madhe të rajonit, që nuk është shumë i populluar. Atje kanë shkuar grupet e shpëtimit, personel i policisë dhe mjekësor, me shpresën për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm dhe shpëtimin e viktimave. Por autoritetet thonë se rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët, ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën të futen në rajonin, ku mijëra shtëpi me tulla dhe baltë u dëmtuan, ose u shkatërruan.
Parashikuesit e motit thonë se pritet të ketë shira të rrëmbyer ditët e ardhshme, duke shtuar rrezikun e rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut dhe komplikimin e përpjejkeve të shpëtimit.
Agjencia kineze lajmeve HSINHUA tha se Presidenti Xi Jinping i dha urdhër punonjësve të urgjencave të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për shpëtimin e jetës së njerëzve. Kryqi i Kuq kinez është duke çuar ndihma, përfshirë xhaketa dhe tenda për të mbijetuarit e tërmetit.
/Borana Belegu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *