Tunizi, shtohen protestat pas vrasjes së politikanit opozitar

Shuhet tensioni në Siri pas vrasjes së një politikani opozitar.  Kjo vrasje ka shkaktuar protesta masive kundër qeverisë. Sindikata më e madhe e Tunizisë ka bërë thirrje për grevë të përgjithshme për ditën e sotme, për të protestuar kundër vrasjes së politikanit, Muhammad Brahmi, i cili u ekzekutua nga dy persona të armatosur në kryeqytetin

Shuhet tensioni në Siri pas vrasjes së një politikani opozitar.  Kjo vrasje ka shkaktuar protesta masive kundër qeverisë.

Sindikata më e madhe e Tunizisë ka bërë thirrje për grevë të përgjithshme për ditën e sotme, për të protestuar kundër vrasjes së politikanit, Muhammad Brahmi, i cili u ekzekutua nga dy persona të armatosur në kryeqytetin Tuniz.

Vrasja ka nxitur edhe protestë të mijëra njerëzve mbrëmë vonë afër Ministrisë së Brendshme në Tuniz dhe në qytetin qendror Sidi Bouzid, vendlindjen e Brahmit.

Protestuesit i vunë zjarrin zyrave të partisë Ennahda, e cila është në koalicionin qeveritar. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Kjo ishte vrasja e dytë e një politikani opozitar në Tunizi këtë vit.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar