Taksa e re e makinave, amnistia deri me 30 qershor

Taksa e re e makinave, amnistia deri me 30 qershor

Dita e djeshme shënoi ditën e parë të zbatimit të  ligjit për përgjysmimin e taksës vjetore të mjeteve të transportit deri në 50 për qind, kjo u jep mundësi të përfitojnë të gjithë individët që nuk i kanë paguar detyrimet për periudhën 2011 dhe më pas. Ligji u fal atyre penalitetet me kushtin që taksat

Dita e djeshme shënoi ditën e parë të zbatimit të  ligjit për përgjysmimin e taksës vjetore të mjeteve të transportit deri në 50 për qind, kjo u jep mundësi të përfitojnë të gjithë individët që nuk i kanë paguar detyrimet për periudhën 2011 dhe më pas.

Ligji u fal atyre penalitetet me kushtin që taksat e përgjysmuara t’i paguajnë deri më 30 qershor në të kundërt nuk do të jenë pjesë e amnistisë, ndërkohë qeveria u ka dhënë mundësi edhe drejtuesve të mjeteve që nuk kanë paguar taksa për vitin 2011- 2012 ta bëjnë këtë me vlerë të përgjysmuar.

Përgjysmimi i taksës vjen si efekt i përgjysmimit të koeficientit sipas llojit të karburantit, i cili për naftën bëhet 12.5 lekë nga 25 lekë që ishte dhe për benzinën nga 20 lekë në 10 lekë. Pjesa tjetër e formulës së llogaritjes së taksës së makinës mbetet e njëjtë për sa i përket koeficientit të vjetërsisë dhe cilindaratës së makinës.

Në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor ditën e djeshme u vunë re rradhë të gjatë, ku kishte të paktën mbi 700 mjete transporti, të cilët u regjistruan për të paguar taksën vjetore.

Sistemi i ri i vlerësimit të taksës së mjetit që hyri në fuqi në shtator 2011 rëndonte më së shumti makinat e vjetra. Modeli i miratuar rreth dy vjet më parë hoqi taksën e importit dhe la vetëm atë të detyrimit vjetor, duke e unifikuar në një taksë të vetme.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar