Studentët e Drejtësisë organizojnë “Gjyqin Simulues”

Studentët e Drejtësisë organizojnë “Gjyqin Simulues”

Në kuadër të lëndës “Politikat Penale”, studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave në Drejtësi – profili e Drejtë Penale organizuan gjyqin simulues me objekt shqyrtimin e kërkesës penale në ngarkim të të pandehurve për kryerjen e veprave penale: “Vrasje me paramendim”; “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; “Pastrimi

Në kuadër të lëndës “Politikat Penale”, studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave në Drejtësi – profili e Drejtë Penale organizuan gjyqin simulues me objekt shqyrtimin e kërkesës penale në ngarkim të të pandehurve për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”;
“Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
“Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.
Gjyqi simulues u zhvillua me qëllim zbatimin në praktikë të leksioneve të marra përgjatë semestrit dhe përshtatjen e tyre me situatat e botës reale.
Gjyqi simulues përmbante pjesën më të madhe të elementeve të një gjykimi real, duke përfshirë trajtimin e dëshmitarëve dhe dëshmive, si dhe dhënien e argumenteve përpara trupit gjykues, i cili dha verdiktin përfundimtar.
Nëpërmjet këtij projekti studentët patën mundësi të vendosnin në praktikë njohuritë e marra përgjatë semestrit duke bërë te mundur integrimin e dijeve teorike me praktikën profesionale.
Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar