Shijak, 43-vjeçari, kërcënoi bashkëshorten me armë

Krimi në familje ka marrë përmasa të mëdha ditët e fundit. Sot një rast tjetër është shënuar në Shijak, ku 43-vjeçari ka kërcënuar me vdekje gruan e tij. Policia ka mundur të arrestojë  43-vjeçarin Gazmend Banushi, i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi

Krimi në familje ka marrë përmasa të mëdha ditët e fundit. Sot një rast tjetër është shënuar në Shijak, ku 43-vjeçari ka kërcënuar me vdekje gruan e tij.

Policia ka mundur të arrestojë  43-vjeçarin Gazmend Banushi, i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Gazmend Banushi është denoncuar nga bashkëshortja e tij, Marjeta Banushi, e cila pretendon se është kërcënuar vazhdimisht nga i shoqi.

Pas kontrollit në banesën e çiftit në Shijak, policia gjeti edhe një armë pa leje, tip pistoletë TT, një çifte dhe një sasi fishekësh. 43-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet të dalë përpara gjykatës nën akuzën e kërcënimit dhe armëmbajtjes pa leje.

Kohët e fundit rastet, ku burrat vrasin gratë janë rritur ndjeshëm. Vetëm brenda një muaji janë shënuar 4 gra të vrara nga burrat. Dhe ditën e djeshme i fejuari vrau bashkëshorten në fshatin Hekal të Tiranës për shkaqe xhelozie.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar