Rama : Kamarierët janë të gjithë me master

Rama : Kamarierët janë të gjithë me master

Kreu i PS-së, Edi Rama ka ftuar qytetarët të votojnë për  Rilindjen, gjatë një bashkëbisedimi me banorë në zonën e “Fushës së Aviacionit”. Rama theksoi se e majta me ardhjen në pushtet do të garantojë një sistem të ri për të ardhmen e të rinjve shqiptarë. “Në çdo local, kamarierët janë me master sepse sot është

Kreu i PS-së, Edi Rama ka ftuar qytetarët të votojnë për  Rilindjen, gjatë një bashkëbisedimi me banorë në zonën e “Fushës së Aviacionit”.

Rama theksoi se e majta me ardhjen në pushtet do të garantojë një sistem të ri për të ardhmen e të rinjve shqiptarë. “Në çdo local, kamarierët janë me master sepse sot është një deformim total i marrëdhniës mes shkollës dhe tregut të punës. Kushedi sa jurista kemi këtu. Problemi është se janë pa punë të gjithë. Se të rinjve iu dha vetëm një rrugë universitet, universitet dhe vetëm universitet, por punë nuk ka. Ne ofrojmë universitet ose zanat. Po ku do të shkojmë përpara me këtë kryeministër? Se 70% e të rinjve janë bërë analafabetë funksionalë, ne nuk do lejojmë t’i bëjmë 80%. Shteti ka përgjegjësi, jo të kthejë sistemin e universiteteve njësoj si sistemi i piramidave dhe Sudja”, – deklaroi kryesocialisti Rama.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar