PS: Qeveria dështoi me borxhin publik

PS: Qeveria dështoi me borxhin publik

Përfaqësuesi socialist Ilir Beqja deklaroi sot se borxhi publik dhe papunësia në Shqipëri vazhdojnë të rriten gjithmonë e më shumë. Partia Socialiste vijon kështu me denoncimin publik të atyre çka ajo i cilëson si dështime të Qeverisë. “Borxhi publik është rritur edhe rreth 300 milionë dollarë më shumë në 3 muajt e parë të vitit.

Përfaqësuesi socialist Ilir Beqja deklaroi sot se borxhi publik dhe papunësia në Shqipëri vazhdojnë të rriten gjithmonë e më shumë. Partia Socialiste vijon kështu me denoncimin publik të atyre çka ajo i cilëson si dështime të Qeverisë.

“Borxhi publik është rritur edhe rreth 300 milionë dollarë më shumë në 3 muajt e parë të vitit. Shtohet me 2,8 milionë dollarë çdo ditë. Shtohet me 140 mijë dollarë çdo orë që Saliu drejton qeverinë dhe Ridvani financat publike. Në 31 mars 2013, borxhi publik arriti 8,6 miliardë dollarë. Borxhi rritet, por ekonomia ka ndalur. Borxhi rritet, por papunësia nuk ulet. Borxhi rritet, por varfëria nuk zbutet.Borxhi rritet, por edhe analfabetizmi funksional rritet. Borxhi rritet, por sistemi shëndetësor rrënohet”,pohoi z. Beqja.

Gjithashtu në fjalën e tij ai theksoi se modeli ekonomik i ndjekur nga qeveria Berisha është i dështuar pasi borxhi publik po rëndon gjithmonë e më shumë në xhepat e qytetarëve.

“Prandaj duhet një model i ri ekonomik. Prandaj duhet rilindje edhe për ekonominë, edhe për administrimin e financave publike. Ne jemi gati ta bëjmë realitet. Me programin tonë Për një Rilindje Shqiptare, me skuadrën fituese të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. Me Edi Ramën kryeministër. Në 23 qershor 2013”, theksoi Ilir Beqja.

 /Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar