New York, shtohet numri i viktimave nga vapa

New York, shtohet numri i viktimave nga vapa

Radley Horton, shkencëtar i klimës dhe profesor në Universitetin e Kolumbias thotë se gjatë shekullit të kaluar, temperaturat mesatare janë rritur më shumë se 0.15 gradë celsius. Ndërkohë që për disa njerëz kjo rritje nuk duket shumë e rëndësishme, për të tjerët kjo thekson dallimin mes jetës dhe vdekjes. Zoti Horton thotë se deri në

Radley Horton, shkencëtar i klimës dhe profesor në Universitetin e Kolumbias thotë se gjatë shekullit të kaluar, temperaturat mesatare janë rritur më shumë se 0.15 gradë celsius. Ndërkohë që për disa njerëz kjo rritje nuk duket shumë e rëndësishme, për të tjerët kjo thekson dallimin mes jetës dhe vdekjes. Zoti Horton thotë se deri në vitin 2020, vdekjet e lidhura me ngrohjen globale mund të rriten në nivel prej 20 për qind në qytetin e Nju Jorkut.

Në studimin e tyre, shkencëtarët kanë krijuar 16 modele të ndryshimeve klimatike për të tashmen dhe të ardhshmen. Në secilin rast, ata kanë konkluduar se ngrohja e planetit është një lajm i keq për qytetin e Nju Jorkut, dhe në rastin më të keq mund të çojë në një rritje prej 90 përqind të vdekshmërisë pas 70 vjetësh.

Ndërsa temperaturat e larta nënkuptojnë dimëra më të ngrohtë, Patrick Kinney, profesor i mjekësisë në Universitetin e Kolumbias, thotë se rritja e numrit të viktimave në stinën e verës hedh hije mbi efektet pozitive gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Qyteti i Nju Jorkut në tre vitet e fundit ka regjistruar temperatura të larta mbi 37 gradë celsius. Parashikimet për nivelin e temperatuarave në të ardhmen janë të ndryshme, por shkencëtarët presin një rritje mesatare prej 0.15 deri në 0.16 celsius në 2050, dhe deri në 0.18 gradë në vitin 2080.

Sipas Agjencisë Amerikane të Hapësirës, 2012 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar në mbarë globin dhe u shoqërua me shpërthimin e mijëra zjarreve. Australia u përballë me disa nga zjarret më të rënda në histori. Kushte ekstreme të thatësirës gjithashtu janë raportuar në nivel global. Për këtë arsye, zoti Kinney thotë se ky studim është i rëndësishëm për zyrtarët e shëndetësisë kudo.

Studimi parashikon se shumica e rritjes së vdekjeve do të ndodh në muajt maj dhe shtator sepse temperaturat gjatë këtyre muajve pritet të jenë të njejta me ato të korrikut dhe gushtit në hemisferën veriore.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar