“Mirandolina” në skenën e TKK

“Mirandolina” në skenën e TKK

“Mirandolina” një nga komeditë më të famshme të Carlo Goldonit, e mbyll sonte siparin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Komedisë. Këtë herë vepra erdhi në një këndvështrim krejtësisht të ri, më modern edhe pse janë respektuar kostumet e kohës, e ideuar nga regjisorit Donard Hasani. Në kastin e aktorëve morën pjesë disa nga emrat

“Mirandolina” një nga komeditë më të famshme të Carlo Goldonit, e mbyll sonte siparin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Komedisë.

Këtë herë vepra erdhi në një këndvështrim krejtësisht të ri, më modern edhe pse janë respektuar kostumet e kohës, e ideuar nga regjisorit Donard Hasani.

Në kastin e aktorëve morën pjesë disa nga emrat më të njohur të skenës si Alfred Terebicka, Rozana Radi, Kastriot Ramollari, gjithashtu nuk mund të lemë pa përmendur edhe rithmin në skenë të Mehmet Xhelili, i cili në vitet e fundit ka qenë prezent në teatër si regjisor.

Kjo komedi është realizuar për herë të parë në Itali në vitin 1753, është historia komike e një zonje bujtine që tërheq rreth vetes disa meshkuj. “Komedia dell’arte, insiston të shkojë drejt realizmit, madje dhe natyralizmit.

Në fjalën e tij regjisori tha: “Jemi munduar ti mbahemi me detaje sidomos kostumografisë, periudhës në të cilën është realizuar vepra, duke sjellë një copë tjetër realiteti në ndryshim me realiteti jetësor ku çdo njëri prej nesh ka nevojë që në një moment të caktuar të vijë në teatër”, pohon regjisori Donard Hasani.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar