Meta: Ujë Berishës me bisht të lugës

Meta: Ujë Berishës me bisht të lugës

LSI zhvilloi një tubim elektoral në Peshkopi nga ku kryetari Ilir Meta preku një problem të mprehtë për këtë qytet, mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e Peshkopisë vuajnë mungesën e ujit 2-3 orë në ditë . “Jam pak i trishtuar, pasi Dibra është qarku më i harruar dhe më i braktisur nga qeveria Berisha,

LSI zhvilloi një tubim elektoral në Peshkopi nga ku kryetari Ilir Meta preku një problem të mprehtë për këtë qytet, mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e Peshkopisë vuajnë mungesën e ujit 2-3 orë në ditë .

“Jam pak i trishtuar, pasi Dibra është qarku më i harruar dhe më i braktisur nga qeveria Berisha, për sa i takon infrastrukturës. Edhe pas 8 vitesh qytetarët e këtij qarku kanë më pak se 2-3 orë ujë në ditë. Nuk e meriton Peshkopia këtë situatë edhe pse janë bërë 7 milionë euro investime. Ka ardhur koha, meqënëse Berisha nuk e zgjidhi as problemin e ujit të pijshëm për këtë qytet, rrëzë malit të Korabit, ka ardhur koha që dibranët t’i japin ujë me bisht të lugës dhe jo vota”, tha Meta.

Kreu i LSI-së u premtoi gjithashtu ndërtimin e Rrugës së Arbërit në mënyrë që ajo siç theksoi ai të mos mbetet legjendë.

/Nexhat Hoxha/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar