Matura, plotësimi i formularit A2 në fillim të javës që vjen

Plotësimi i formularit A2 nga maturantët do të bëhet nga fundi i javës ose nga fillimi i javës tjetër Agjensia Kombëtarë e Provimeve njofton, se deri në fund të javës do të ketë gati sistemin dhe udhëzuesit përkatës për maturantët, i cili do të publikohet në faqet elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe

Plotësimi i formularit A2 nga maturantët do të bëhet nga fundi i javës ose nga fillimi i javës tjetër

Agjensia Kombëtarë e Provimeve njofton, se deri në fund të javës do të ketë gati sistemin dhe udhëzuesit përkatës për maturantët, i cili do të publikohet në faqet elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe te Agjensia Kombëtare e Provimeve.

Matuarantët kanë një detyurim financia prej 2000 mijë lekësh, në mënyrë që të futen në sistem. Në rast se nuk e shlyejnë këtë detyrim ata nuk mund të jenë pjesë e maturës pasi mesatarja e tyre nuk hidhet në sistem Online për t’u llogaritur.

Sipas specialistëve të AKP-së afati për plotësimin e formularit A2 do të ketë një periullë 3-4 ditore, duke u konsideruar e mjaftueshme pasi aplikimi bëhet Online.

Formularit A2 i janë shtuar edhe disa programe të reja për të rinjtë, ku llogariten 300 programe studimi që përfshijnë të gjithë lëndët e shpërndara në universitetet publike.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar