LSI, dorëzon programin PS-së

LSI, dorëzon programin PS-së

Grupet e punës i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për hartimin e programit të emergjencës po vijojnë konsultimet. Grupi i punës i LSI-së i kryesuar nga Edmond Haxhinasto, i ka dorëzuar PS-së programin dhe propozimet për 300 ditët e para të qeverisjes.  Ndërsa socialistët, që drejtohen  nga Ilir Beqja, po bëjnë fokusimin e

Grupet e punës i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për hartimin e programit të emergjencës po vijojnë konsultimet.

Grupi i punës i LSI-së i kryesuar nga Edmond Haxhinasto, i ka dorëzuar PS-së programin dhe propozimet për 300 ditët e para të qeverisjes.  Ndërsa socialistët, që drejtohen  nga Ilir Beqja, po bëjnë fokusimin e prioriteteve që qeveria e re do të zbatojë në 300 ditët e para të saj si emergjencë dhe më pas në nivelin makro për katërvjeçarin.

Në fokus të programit të të dyja grupeve do të jenë ekonomia, siguria publike dhe funksionimi i institucioneve publike, ku të dy grupet e punës do të dalin me një draft të përbashkët dhe të përpunuar, që do t’i paraqitet dhe publikut në muajin gusht.

Ndërkohë, të dyja selitë po marrin informacion nga institucionet e pavarura, si INSTAT apo KLSH, se ku janë boshllëqet e mëdha financiare dhe ku kërkohen ndërhyrjet më të forta. Të gjitha këto duket se do të jenë si elemente që do ta bëjnë më të qartë punën e ekspertëve të ekonomisë të LSI-së dhe PS-së në hartimin e programit të emergjencës.

Pritet të bëjë qeveria e re, e sugjeruar nga grupet e punës së të dyja partive, është rishikimi i fondeve për ata sektorë që do të kenë nevojë më shumë deri në fund të vitit dhe përgatitja e buxhetit të ri për vitin 2014.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar