Ligjvënësit caktojnë sot festat e Kosovës

Ligjvënësit caktojnë sot festat e Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot me votimin dhe shqyrtimin e disa projektligjeve dhe raporteve. Fillimisht deputetët do të votojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, dhe atë për kimikate. Me pas do të pasojë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Punësimit në Republikën e

Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot me votimin dhe shqyrtimin e disa projektligjeve dhe raporteve.

Fillimisht deputetët do të votojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, dhe atë për kimikate. Me pas do të pasojë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Integrime Evropiane,

Në mbledhje pritet debat parlamentar lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, roli i EULEX-it, dhe periudhen e tranzicionit, sipas kërkesës së deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar