Itali, ekstradohen dy shqiptarë

Tiranë-Interpoli ekstradoi dy shtetas shqiptarë nga Italia në mbrëmje. Shtetasi Josif Beqiraj, 65-vjeç nga Fieri u ekstradua mbrëmë. Personi në fjalë ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjsor Gjirokastër me një vendim në datë 05.07.2010, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kryerjen e veprës penale “Ndihmë për

Tiranë-Interpoli ekstradoi dy shtetas shqiptarë nga Italia në mbrëmje.

Shtetasi Josif Beqiraj, 65-vjeç nga Fieri u ekstradua mbrëmë. Personi në fjalë ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjsor Gjirokastër me një vendim në datë 05.07.2010, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kryerjen e veprës penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Ai është ndaluar në dat 29.01.2010 në Pikën Kufitare Kakavijë duke transportuar persona për në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme shtetasit Malo Xh, Vezire F, Mimoza Q, Dhe Alketa N, sëbashku me dy fëmijë të mitur, me automjetin e tij. Arrestimi i tij është bërë i mundur nga bashkëpunimi midis Interpol Tiranë dhe Interpoli Roma, ai është kapur në Itali dhe është ekstraduar në vendin tonë.

Po nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e djeshme rreth orës 17:00 është ekstraduar në Milano,Itali drejt vendit tonë një shtetas tjetër që quhet Dritan Nuri Vreto ,31vjeç, nga Shkodra. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2010 ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 1 vit heqje lirie, për kryerjen e e veprave penale të plagosjes së lehtë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Dritan Nuri Vreto, më datë 07.08.2009, rreth orës 22:00, në lagjen e quajtur “Ahmet Haxhia”, në Shkodër,në bashkpunim me shtetasin Zamir Anamali kanë plagosë me armë zjarri shtetasin Besmir H. për motive të dobëta. Po në të njëjtën mënyrë ngabashkëpunimi i Interpolit Tiranë me Interpoli Roma, ky shtetas është arrestuar në itali dhe është ekstraduar në vendin tonë. Në aeroportin e Rinasit, dy shtetasit shqiptarë iu dorzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar