Grekët të zhgënjyer nga reforma

Grekët të zhgënjyer nga reforma

Grekët  të pakënaqur  me miratimin nga parlamenti të një reforme që parashikon shkurtime të punonjësve të sektorit publik. Ata thanë se do të donin që ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble, i cili po viziton Athinën, të ndryshonte qëndrimin e tij këmbëngulës për masat shtrënguese. Koalicioni qeveritar i Greqisë, në orët e para të mëngjesit,

Grekët  të pakënaqur  me miratimin nga parlamenti të një reforme që parashikon shkurtime të punonjësve të sektorit publik. Ata thanë se do të donin që ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble, i cili po viziton Athinën, të ndryshonte qëndrimin e tij këmbëngulës për masat shtrënguese.

Koalicioni qeveritar i Greqisë, në orët e para të mëngjesit, arriti të sigurojë miratimin nga ana e parlamentit të një projekt-ligji që shkarkon punonjës të sektorit publik. Kjo reformë, e cila i hap rrugën marrjes së këstit të ardhshëm të fondit të shpëtimit, u miratua me 153 vota pro dhe 140 kundër, ndërkohë që mijëra njerëz protestuan jashtë portave të parlamentit me parulla kundër masave shtrënguese.

Projekt-ligji i jep 25 mijë punonjësve publikë tetë muaj kohë për të gjetur punësim tjetër, ose largim nga vendi aktual në fund të afatit. Debati në parlament mbi paketën e reformës shkaktoi një javë me mitingje, greva dhe marshime protestash pothuajse të përditshme.

Ndërkohë që ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble ndodhet në Athinë, shumë grekë, për krizën ekonomike të vendit, fajësojnë atë dhe këmbënguljen e Gjermanisë ndaj masave shtrënguese. Demonstruesit thonë se nuk mund të përballen me shkurtime të tjera të shpenzimeve qeveritare apo me rritje të mëtejshme të taksave – një mesazh që qeveria e tyre do t’ia transmetojë ministrit Schaeuble, nismëtarit kryesor të Evropës për masat shtrënguese ekonomike.

Disa grekë në rrugët e Athinës, thanë se ministri gjerman i Financave duhet të mos i shohë më njerëzit si të ishin numra.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar